AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta vizitë në familjen e Ibrahim Rugovës

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka bërë një vizitë surprizë nga Tirana në Prishtinë, në familjen e Presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 12 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidenti Meta është takuar me familjarët e Presidentit Rugova. Ka qenë vetë Presidenti Meta, i cili ka bërë të ditur takimin mes tij dhe familjarëve të presidentit Rugova, me anë të një njoftimi në Facebook.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje.”shkruan Meta.  (M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *