Kanë kaluar tashmë 5 vite që prej vdekjes së dy pilotëve si pasojë e rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës.
Edhe pse ka kaluar kaq kohë nga vdekja e tyre akoma nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta të rrëzimit, gjthashtu as ‘kutia e zezë’ e cila pretendohej se do të zbardhte ngjarjen nuk u gjet kurrë.
Helikopteri i Forcave të Armatosura u rrëzua në liqenin e Shkodrës rreth orës 13:45 të datës 6 Prill 2016 në afërsi të fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe.
Si pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën:
Kapiten Florjan Jahja Deliaj 43-vjeç,babai i 3-fëmijëve nga Radomira e Dibrës dhe togeri Donald Vesel Hoxha 28-vjeç nga Kuçova.
Ndërkohë që mbeti i plagosur ushtari Gerald Baramuca,23-vjeç nga Tirana, i cili pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Shkodrës u transferua në spitalin e traumës në Tiranë.
Asokohe nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u deklarua se po bëhej gjithcka për të zbardhur rrethanat e rrëzimit të helikopterit por fatkeqësisht shkaqet nuk u zbardhën kurrë. Ajo tha se dy ushtarakët ishin të stërvitur brenda dhe jashtë vendit dhe ngjarja ka qenë aksidentale.
1 ditë pas ngjarjes së rëndë,me vendim të Komisioni Shtetëror Floran Deliaj dhe Donald Hoxha u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.