Mikrobet rriten shpejt në ditët e nxehta të verës. Prandaj mos e kaloni verën të sëmurë në shtëpi.
Ja disa këshilla që duhet të keni parasysh:
Mbajeni pastër ushqimin
Lajini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë çdo herë që përgatisni ushqimin.
Mishi i marinuar apo i shkrirë në frigorifer
Mishin e shkrirë/marinuar kur e nxirrni nga frigorifer duhet ta gatuani menjëherë.
Përgatiteni mishin e papërpunuar në enë të pastra
Lajini tenxheret, mjetet dhe pjatat me të cilat përgatitët mishin e papërpunuar me ujë të ngrohtë dhe sapun, përpara se t’i përdorni përsëri.
Gatuajeni mishin plotësisht
Përdorni një termometër për të përcaktuar kohën kur mishi ka arritur temperaturën e duhur të gatimit.
- 74 gradë Celsius- për pulën dhe llojet e tjera të mishit të shpendëve
- 72 gradë Celsius- për hambugerët dhe qoftet
- 63 gradë Celsius- për peshkun dhe llojet e tjera të mishit (derrit)
Mos e lini ushqimin jashtë
Mos e lini ushqimin jashtë për më shumë se 1-2 orë, në ditët më të nxehta se 35-40 gradë Celsius. Kur keni dyshime, hidheni ushqimin!