Një 40-vjecar shqiptar ka kryer vetëvrasje në qelinë e paraburgimit në Bolonja, Itali, ku po qëndronte prej disa muajsh. Shoku që ndante të njëjtën dhomë me të nuk kishte vënë re asgjë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari kërkoi të fliste me familjen pak orë para se të kryente aktin tragjik.
Francesco Borrelli, drejtori i sindikatës së Policisë së Burgjeve Sappe , foli për incidentin duke thënë: “I burgosuri ishte vendosur në katin e parë, në departamentin e infermierisë, ku ishte transferuar për u mbrojtur pasi kishte pasur probleme me bashkatdhetarët. Në Dozza sot kemi 730 të burgosur, jemi të mbipopulluar. Dhe ka një mungesë të agjentëve të personelit. Falë profesionalizmit të agjentëve, ne shmangim shumë përpjekje për vetëvrasje. Por ju duhet edhe pajisje e përshtatshme”.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, i dha fund jetës në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës. Ai ishte burgosur pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari.(A.M/Faxweb.al)