Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

4 fëmijët jetonin në emigracion, burri shtyn gruan nga ballkoni dhe më pas hidhet vetë (Detajet nga ngjarja në Berat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 30 Vjetori në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga ballkoni i katit të tetë të një pallati.

Dy bashkëshortët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes që kanë marrë. Viktimat janë identifikuar si Kujtim dhe Këze Agalliu,78-vjeç dhe 70-vjeç, me orgjinë nga fshati Qereshnik.

Mësohet se ata jetonin vetëm, pa fëmijët e tyre, dhe herë pas here për ta kujdesej një punonjëse të cilën e paguanin. 4 fëmijët e çiftit, 3 djem dhe 1 vajzë jetonin në emigracion, në Itali dhe Greqi. Mësohet se Kujtimi, bashkëshorti, vuante nga skizofrenia, për të cilën kishte rreth 2 vite që kurohej. Sipas burimeve ka qenë ai që ka shtyrë fillimisht bashkëshorten nga ballkoni dhe më pas është hedhur dhe vetë.

Zona ku ka ndodhur ngjarja quhet ndryshe dhe Pjeshkorja, ndërsa pallati ka qenë një ndërtim i viteve të fundit, jo i banuar tërësisht.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre. 

(E.K/FAXWEB.AL)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.