Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me rastin e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Vorë, ka mbajtur fjalën para demokratëve të këtij qyeteti. Meta është shprehur se është shumë i lumtur nga primaret dhe se kanë një superkandidat në këtë qytet.
Kryebashkiaku i ardhshëm do të kryej një punë të mrekullueshme ka thënë Meta para të gjithë demokratëve.
“Jam shumë i lumtur që nga primaret, siç kanë dalë disa superkandidatë, kemi edhe një superkandidat në Vorë.
Vora për sa i takon rëndësisë demografike nuk është nga bashkitë më të mëdha por pozitën dhe potencialet i ka të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku i ardhshëm do të bëjë një punë të mrekullueshme që këto potenciale t’i vërë në shërbim të komunitetit.
Me atë energji duke punuar për Vorën, kam frikë se do të detyrohemi ta marrim lejen e vendbanimit në Vorë.
Mbështetjen më të pakufishme për Indrit Hoxhën, për fitoren e 14 Majit. Përballë nuk kemi një parti por një sekt që do ta dërmojmë me uraganin mbarëpopullor”, tha Meta.