Operatori I Shprëndarjes së Energjisë Elektrike në një njoftim zyrtar lajmëron se disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa energji elektrike.
Për shkak të disa punimeve në kabina dhe nënkabina do të ketë shkëputje deri më datën 20 mars.
Ja cilat janë zonat në të cilat do të zhvillohen punimet:
“Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”.
Ndërkohë, si rrjedhojë e punimeve në kabina, po më 18 mars gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të ndërpritet energjia elektrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht
Ndërsa, remonti i planifikuar në Kinostudio në datat 19 dhe 20 mars do të lë pa energji abonentët në intervalin kohor 08:00-16:00 në këto zona të Tiranës:
“19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë
20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht).”