Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka ngritur shqetësimin se në zgjedhjet e 25 prillit do të kemi përplasje ashtu si në Elbasan ditën e Verës, nëse nuk ndërhyet.
Duke folur pikërisht për këtë përplasje mes simpatizantëve PS-PD në datë 14 mars ne Elbasan, Dashamir Shehu është shprehur se turma e PS-së ka ofenduar rëndë Bashën.
Ndër të tjera, Shehi thotë në Klan se kryeministri Rama nuk ka nevojë që të ruhet, duke shtuar me shaka se nëse do të kishte nevojë do ta ruante ai vetë.
Pjesë nga biseda:
Shehi: Po marr rastin e Elbasanit, po ti bësh analizë qetësisht siç i bëj unë, ajo është fotografia e zgjedhjeve që do kemi nëse nuk ndërhyet. Basha po bën takim, rastësisht kalon Rama. Njerëzit e Bashës i turren politikisht, janë teza të bashkësisë politike këto. Do ishte mirë mos të thoshin asgjë se Ditë Vere. Kjo turma e keqe mbërriti deri këtu. Turma tjetër është më e specializume, thotë ‘nënën, motrën Bashës.’ Kjo nuk është politike. Filloi grushti! Unë kam 40 roje personale, pse do vijnë ata rrugaçët. Këta që i kanë policët dhe gardën, i fusin një drru atyre. Ata gjynahqarët e PD i identifikojnë se kush ishin atje, ndërsa këta me njerëzit e SHIK nuk e zbulojnë dot. Nuk ka nevojë për ta rujt mo, se po të kishte nevojë po shkoj unë ta ruaj unë kryeministrin.
Fevziu: Si do e ruash?
Shehi: Po e zëmë more. Se bëj shaka…
(E.H/Faxweb.al)