Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Durrës në vendin e quajtur “ish- këneta’.
Mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb.al)