Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tentoi të korruptonte policin me 50 euro, arrestohet 24-vjeçari në Rinas

Një 24-vjeçar në Rinas ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të korruptonte punonjësit duke i ofruar 50 euro me qëllim që të vijonte udhëtimin drejt vendeve të BE. Ai nuk i plotësonte kushtet për të vijuar udhëtimin në hapësirën Shengen, ndaj zgjodhi të ofronte ryshfet ndaj punonjësit të Policisë Kufitare.

Policia Kufitare i ka bërë apel të gjithë shtetasve që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 24-vjeçari.

Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *