AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

2020 fillon me protesta në Hong Kong

Ndryshe nga vendet e tjera nw Hong Kong viti 2020 ka nisur me protesta. Dhjetëra mijëra mbështetës pro-demokracisë në Hong Kong e filluan vitin 2020 me një marshim nëpër rrugët e qytetit të kontrolluar nga Kina, duke vazhduar demonstratat që kanë përfshirë qytetin që nga gjysma e vitit 2019.

Marshimi i së mërkurës ishte kryesisht paqësor, por përfundoi në një përsëritje të përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Disa protestues vandalizuan pjesën e jashtme të një banke dhe një automat në distriktin Wanchai.
Në mbarë Hong Kongun, protestuesit formuan zinxhirë njerëzorë duke u shtrirë për disa kilometra nëpër zona tregëtare dhe lagje.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *