Sot bëhen 20 vite nga tragjedia e Otrantos që ndodhi me emigrantët në Vlorë. Në fjalën e tij të rastit Rama shprehu ngushëllimin për viktimat e kësaj tragjedie dhe sërish i’u rikthye kryefjalës së tij ‘Reforma në Drejtësi’.
‘’Patjetër që tragjedia ka pasur reagimin e saj edhe në anën tjetër të Adriatikut siç dëshmon edhe prania këtu e një artisti të njohur. Vepra e tij që titullohet ‘Anije Mbytja’.
Mjafton që të kujtojmë foton e djaloshit të shtrirë në rërë në brigjet e Turqisë në kërkim që të kalonte detin, tregon që ky fenomen ende ndan botën e varfër nga bota e pasur.
Vetëm dy persona u ndëshkuan nga kjo tragjedi, dhe kjo nga ana e palës italiane. Ndërkohë që ne jemi dëshmitarë që drejtësia në vendin tonë është përmbytëse pasi piramidat që pushtuan vendin kthyen në tragjedi.
Është e padrejtë që t’i thuash një 20 vjeçari që rri prit sa të vinë mundësitë te fshati yt’’ u shpreh Rama.
Kryeministri vuri theksin te zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe sesi kjo do të reflektohej në të gjitha sferat shoqërore. (E.K/SHUPLAKA)