20 persona të arrestuar dhe disa të tjerë të plagosur, mes tyre dhe policë, është bilanci i protestës në mbështetje të presidentit aktual Donald Trump, e cila u mbajt dje në afërsi të shtëpisë së bardhë.
Mes personave që kanë mbetur të plagosur është dhe një qytetar që mori plagë nga një thikë, pas përleshjes mes dy grupeve të mëdhaja të njerëzve.
Mbështetësit e Trump-it u mblodhën në “Freedom Plaza” herët gjatë ditës së djeshme, që ndodhet një bllok nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka qenë një pikë qendrore për shumicën e demonstratave.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime: “Trump me dy mandate”; “Ne ju mbështesim zoti president”; ndërsa brohorisnin “Stop vjedhjes” dhe “Edhe katër vjet”.
Presidenti në largim dje shkroi në Tëitter se mund të paraqitet në tubim. Mëngjesin e sotëm, autokolona e tij kaloi pranë tubimit, duke brohoritur demonstruesit që pretendojnë se Trump ka fituar zgjedhjet.
Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar për mashtrim dhe parregullsi zgjedhore, por autoritetet kanë thënë që zgjedhjet e vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se në marsh morrën pjesë 1 milionë persona.
“Baza më e mirë në historinë politike – ju duam djema”, shkroi ajo në Tëitter.
Trump gjithashtu shkroi në Tëitter duke pretenduar se qindra mijëra njerëz treguan mbështetje në kryeqytetin e SHBA-së.
“Ata nuk do të mbështesin mashtrim zgjedhor dhe zgjedhje të korruptuara”, shkroi ai.
Kandidati që fiton 270 delegatë, që është një më shumë se gjysma e 538 delegatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, fiton të drejtën që të bëhet president në SHBA. (E.K/Faxweb.al)