Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

15 vjeçari qëllon me armë zjarri në gjimnaz, pesë të plagosur dhe një i vdekur

Autoritetet e shtetit të Kalifornisë, në SHBA, po përgjigjen ndaj alarmit që është dhënë në një gjimnaz, në Santa Klarita.

Të paktën pesë vetë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në oborrin e një gjimnazi në Kaliforni, një prej të cilëve humbi jetën në spital. Dy nga të plagosurit e tjerë, janë sipas mjekëve në gjendje kritike.

Një person aziatik, i armatosur rëndë, thuhet se është ende i lirë. Sipas LA Times, bëhet fjalë për një 15 vjecar. Shkolla, bashkë me ambjentet përreth u izoluan. Imazhet video nga helikopterët tregonin oficerët e policisë përreth shkollës dhe të plagosurit që largoheshin me ambulanca. Fillimisht, u raportua për 7 persona të vdekur.

Një armë u gjet në shkollë nga policia, por nuk dihet nëse i dyshuari është i armatosur me armë shtesë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *