Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

14 milionë lekë për mbrojtjen e deputetëve, Kuvendi hap 4 tendera brenda 3 javëve

Pas lehtësimit të masave në kuadër të pandemisë së COVID-19, me rënien e rasteve të personave të infektuar, shumë institucione publike rifilluan aktivitetin normal.

Kuvendi i Shqipërisë tashme prej disa javësh, zhvillon seancat plenare në sallë, ndërkohë që deputetët duhet të jenë të pajisur me maska dhe masa mbrojtëse ndaj pandemisë së koronavirusit.

Por nëse mendonit se rroga e deputetit është e mjaftueshme, që ato të marrin vetë masat për të mbrojtur shëndetin e tyre, e keni gabim?!

Është Kuvendi që ka menduar të lehtësojë për deputetët kostot e blerjes së maskave e dorezave, si dhe mjetevë të tjera mbrojtëse.

Kuvendi ka hapur 4 tendera brenda një periudhe 3 javore me një fond limit prej më shumë se 14 milionë lekësh.

Tenderi më i fundit është mbyllur ditën e hënë ndërkohë që për të gjithë tenderat e zhvilluar nuk rezulton asnjë nga dokumentet e njoftimit online, vetëm ftesa për ofertë dhe të dhënat kryesore të secilit tender.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *