Rreth 130 punonjës së fasonerisë së këpucëve në Vlorë, kanë dalë sot sërish në protestë përpara prefekturës, për shkak se nuk kanë marrë pagën e luftës, dhe nuk kanë asnjë mundësi se me çfarë të ushqehen.
Një pjesë e përfaqësuesve të këtyre punëtorëve kanë pasur një takim me drejtorin e tatimeve Vlorë Bledar Taushani. Sipas kreut të Tatimeve Vlorë aplikimi i datës për pagën e luftës ka nisur pasi fasoneria në fjalë ka bllokuar punën, kjo ka sjellë dhe mos marrjen e pagës së luftës megjithate një ditë më parë kanë ndryshuar dhe kriteret e përfitimit.
Me vkm e një ditë më parë të gjithë punonjësit do ta përfitojnë atë, në fazën e dytë të shpërndarjes nga ana e Ministrisë së Financave. Taushani ka sqaruar se pas disa ditësh ne llogaritë e tyre do kaloj paga e luftës, pas ndryshimeve në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Duhet thënë se shumë prej punonjësve nde nuk kanë marrë pagë lufte, edhe pse tashmë kanë kaluar muaj që nga nisja e pandemisë, dhe gjithë këtë periudhë kohe e kanë kaluar në vështirësi të mëdha ekonomike.