Autoritetet greke kanë vendosur që këtë të shtunë të lehtësojnë masat anti-Covid, pavarësisht se numri i të infektuarve vijon të jetë i lartë.
Pritet që ora policore të ndryshojë nga 19:00 në 21:00, po ashtu qytetarët do të lejohen të lëvizin mes komunave për të ushtruar aktivitetet sportive.
Duke filluar nga e hëna do të shihet mundësia për rihapjen e parukerive dhe qendrave estetike, ndërsa më 29 Mars pritet të hidhet në tryezë rihapja e aktivitetit të shitjes me pakicë.
Në prill qeveria greke pritet që të lehtësojë edhe më shumë masat, në mënyrë që të presë turistë për sezonin turistik.
(R.G/Faxweb.al)