Një 11 vjeçare ka rënë ditën e sotme nga kati i katërt i një pallati në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 të mesditës së sotme, ndërkohë që e mitura u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekimin e nevojshëm.
E mitura ishte në ballkonin e banesës, ku humbi kontrollin dhe ra nga lartësia e katit të katërt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.