18:00 | 21/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“100 vjet muzikë në Korçë”, teatri Andon Zako Çajupi organizon koncert për 80 vjetorin e lindjes së dirigjentit Eno Koço

12:49 | 02/04/2023
në Flash, Jetë dhe stil, Kulturë, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
“100 vjet muzikë në Korçë”, teatri Andon Zako Çajupi organizon koncert për 80 vjetorin e lindjes së dirigjentit Eno Koço

“100 vjet muzikë në Korçë”, ky ka qenë koncerti i ansamblit të harqeve me udhëheqës artistik Lorenc Radovani, koncert i cili është dhënë mbrëmë në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi, i cili ka përkuar edhe me 80 vjetorin e lindjes së dirigjentit të njohur Eno Koço. Pjesa më e madhe e kompozimeve të luajtura kanë qenë pjesë e krijimtarisë së kompozitorëve të rinj, një pjesë e së cilëve kanë mbaruar Liceun Artistik të Korçës.  Për dirigjentin e njohur një koncert si ky e shumë më tepër i dhënë në Korçë, ka qenë dhurata më e mirë për të edhe për shkak të lidhjes së origjinës që ai ka me këtë qytet.  Në 100 vjet muzikë Korça i ka dhuruar vendit kompozitorë që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare.

Eno Koçi: Është vëndi më i bukur për mua, në të gjitha kuptimet, dashurinë e kamme Korçën, kam shkruajtur për Korçën edhe pse nuk kam jetuar shumë në Korçë. Në dehjet e mia rrjedh gjak korçar.Rrënjët në Korçë, rrënjë edhe në Bogoshticë. Ne kështu e kemi emërtuar edhe ansamblin tonë, 100 vjet muzikë në Korçë, që në 1920 Thumanasi erdhi nga Amerika, krijoi muzikën elitare në Shqipëri, me orkestër me bandën me muzikën e tij me serenatat që krijoi me pjesët që krijoi, 1920-1925 është periudha e artë e Korçës, shumë gjëra u krijuan në atë kohë.

Lorenc Radovani: Jo vetëm ky koncert, por ne kemi 5 vite me rradhë që i organizohet ky aktivitet i titulluar 100 vjet muzikë kulte në Korçë. Bëmë një kombinim të muzikës tradicionale të autorëve të hershëm me autorët e rinj, pra jemi përpjekur të nxisim përmes tyre edhe krijimtarinë por edhe përformancën. Sigurisht që ëështë një formë për të stimuluar krijimtarinë edhe për ta ballafaquar me publikun për ta vënë në një interpretim ne nje performancë që ne përpiqemi të jetë sa më koherente. Pas viteve 90 pati një stepje, pati shumë prodhimtari, përpara viteve 90 sidomos aktivitete të tilla si Dekada e majit ku promovoheshin për një muaj rrjesht shumë institucione profesioniste dhe jo vetëm promovoheshin dhe  vepra të artit të kultivuar, por pas viteve 90 sigurisht që patëm edhe ato oshilacionet tona shoqërore.

Koncert maestro Lorenc Radovani tha se qëllimi i ngritjes së këtij Ansambli ka të bëjë edhe me nxitjen e kompozitorëve të rinj për të krijuar sa më shumë të jetë e mundur muzikën shqiptare.

Ansambli i harqeve dhe jo vetëm ka kë përbërje një pjesë të instrumentistëve më të njohur të muzikës së harqeve kryesisht, muzikë e cila këto 5 vitet e fundit është krijuar nga kompozitorë shqiptarë.

Pas

Një ditë pasi la spitalin, Papa Françesku kryeson shërbesën e së Dielës

Para

Akuzat për paratë ruse, PS: Të nisin hetimet për Monika Kryemadhin

Para
Akuzat për paratë ruse, PS: Të nisin hetimet për Monika Kryemadhin

Akuzat për paratë ruse, PS: Të nisin hetimet për Monika Kryemadhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Basha prezanton pikat e Reformës Zgjedhore, që nga Listat e Hapura tek vota e diasporës: Kanë mbaruar alibitë, Faktori Malinj në Shqipëri janë kundërshtarët euro-atlantik

Mbledhja e KS-së në OKB, diplomati Spartak Topollaj: Rama u tregua i shkathët përballë dy ujqërve të diplomacisë

Basha pret delegacionin ukrainas në selinë e PD-së, diskutime për rezolutën drejtuar KE-së për detyrimet ruse ndaj Ukrainës

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

BE-ja thotë se është në kontakt me Kosovën për tre serbët e arrestuar për krime lufte

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

“Ka një PD, një Kryetar, një Grup”, deputeti Agalliu: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues, këtë bëri Bardhi

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.