Ditën e sotme ka pasur një protestë përpara prokurorisë së Fierit, ku një grup personash janë mbledhur për të kërkuar nga prokuroria nxjherrjen e një ekspertize ligjore për vdekjen e një 31 vjeçarje në datën 10 Prill.
Sipas deshmisë së mjekeve shkak i humbjes se jetës së 31 vjeçares ka qenë infarti akut i miokardit.
Por kjo nuk ka mjaftuar për të qenë një argument bindës për familkjarët të cilët akuzojnë mjekët se janë treguar të paaftë dhe kanë neglizhuar rastin duke shkaktuar vdekjen e 31 vjeçares e cila la pas dy vajza, njëra 3 vjeçare dhe tjetra një muaj e gjysmë.
Në prononcimin për Fax News, bashkëshorti i saj është shprehur tepër i revoltuar dhe ka kërkuar drejtësi nga prokuroria, sipas tij provat po manipulohen nga dy mjekët, pasi akoma nuk gjenden pamje filmike në asnjë vend.
“Sot është data 10, realisht duhet të sihim në varreza, por heeshtja që ka bërë prokuroria më çojnë në neglizhim. Mos-dalja e ekspertizës ligjore, deri në 4 javë, askush nuk na ka dhënë një përgjigjie, sepse ai mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër kanë fshehur çdo gjë. Kjo nuk do të mbetet kurrë në heshtje sepse ne nuk do të ndalojmë kurrë dersia të gjejmë të vërtetë. Unë kërkoj të vërtetën, i kërkoj prokurorisë t’a nxjerrë sa më shpejt ekspertizën ligjore.
Nuk dua tja përmend emrin se është mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër, e ka inskenuar çdo gjë. Ka një muaj sot që çdo gjë po neglizhohet të kalojnë në heshjte të plotë, nëse nuk do japin këta një përgjigjie, do të jemi të detyruar, sepse dhimbja që ne kemi është shumë e madhe. Dua me se s’bën të merren kamerat e sigurisë. Aparaturat, ilaçet apo mediakamentet ne i kemi blerë privatisht, dhe çuditërisht nuk ka asnjë kamera as në spitalin shtetëror as në atë privat”- u shpreh bashkëshorti i të ndjerës.
“Kërkojmë drejtësi, nuk na përgjigjet asnjëri, të dali prokurori të nxjerrë ekspertizën. Nga drejtësia deri më sot nuk ka ndodhur asgjë, na thanë se do zgjidhet problemi por deri më sot nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ekziston shteti për ne, jemi shumë të acaruar, nuk mund të presim më. Mirë nëna që vdiq po fëmijët që do të jetojnë që i la jetimë, duam që të na sqarojë shteti, a ekziston apo jo ky lloj shteti ?”- tha halla e të ndjerës.