Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

1 ditë para tubimit, Meta hap arkivën; Zbulon rolin e tij në lëvizjen e Dhjetorit, dhe lëshon thirrjen për ndërkombëtarët

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se kurrë nuk do ta mendonte se pas 30 viteve në demokraci, do ti ftonte sërish qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës.

Meta shprehet se vetëm paprekshmëria e Kushtetutës mund ti mbroj shqiptarët nga regjimi tiranik, që ka në krye.

Presidenti ka rikthyer dhe momentet kur ai i është bashkuar lëvizjes studentore për rrëzimin e regjimit monist në vitet ’90.

Postimi i plotë i Metës:

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *