Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij kosovar, Albin Kurti për detyrën pas fitores së zgjedhjeve të 14 Shkurtit.
Në një letër, Rama shkruan se është i hapur për bashkëpunim mes dy vendeve për një jetë më të mirë për shqiptarët. Rama shprehet besimplotë se qeveria e Kurtit do të kapërcejë sfidat me të cilat përballet Kosova.
Letra e urimit të Kryeministrit Edi Rama:
I dashur Albin
Zgjedhja Juaj në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës me jep kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia për sukses në drejtimin e vendit dhe përballimi e sfidave të qeverisjes.
Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve
Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik.
Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
(R.G/Faxweb.al)