Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zyrtari SHBA shuan kureshtjen: Ja kur jam takuar me Albin Kurti, dhe çfarë presim nga kryeministri

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi ditën e sotme se prioritet i SHBA-së mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Palmer ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin nuk është takuar sot

Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.

“Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë. Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup dy ditë më parë”, tha ai.

Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.

Kurti duhet të integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA-në”, shton ai.

Gjithashtu, Palmer ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi ku ka potencuar se përparimi në dialog hap mundësi të reja.

Palmer tha se shteti serb duhet të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *