Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zyrtarët e Bashkisë së Lezhës mbushin qelinë, kush u arrestua bashkë me Fran Frrokajn

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është arrestuar sot nga ana e Policisë për shpërdorim detyre.

Kreu i bashkisë Lezhë, akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’, ndërsa së bashku me të pritet arrestimi dhe i 23 zyrtarëve të tjerë. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Frrokajn dhe zyrtarët e tjerë është vendosur në mungesë.

Emrat e personave të arrestuar:

Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë

Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë

Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës

Eduard Lekaj  – Jurist te Hipoteka

Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

Fran Frrokaj është kryetar i Bashkisë së Lezhës me Partinë Demokratike i zgjedhur në vitin 2015.

Në raportin e KLSH-së thuhet se: Gjatë 14 auditeve të kryera konstatohet se disa nga pronat që i kanë kaluar në pronësi Bashkisë Lezhë me VKM nr. 414, datë 11.7.2007 ”Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të Bashkisë Lezhë të Qarkut të Lezhës”, janë zënë nga të tretët dhe nga ana e Bashkisë nuk janë marrë masa për lidhjen e kontratave të qirave apo lirimin e tyre, veprime këto në kundërshtim me VKM apo të Këshillit të Bashkisë.

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë funksiononte njësoj si ajo në Spille. Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimit dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.