Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Zyrtarët britanikë në dyshime: Rusia ose Irani mund ta kenë ndihmuar Korenë e Veriut

Perëndimi ndihet i shqetësuar për shkak të kërcënimeve të Koresë së Veriut, e cila vitet e fundit ka avancuar së tepërmi në zhvillimin e armatimit atomik, ku herë pas here lëshon raketa testimi.

“The Telegraph” shkruan se zyrtarët britanikë dyshojnë se Irani ose Rusia mund ta ndihmuar Korenë Veriore për “avancimin e papritur”.

Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse vendet e tashme dhe të dikurshme atomike, e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa.

Të paktën kështu shkruan prestigjiozja britanike. Në krye të listës së vendeve të dyshura gjendet Irani, që ndiqet më tej edhe nga Rusia.

Kjo sepse sipas zyrtarëve britanikë,  “nuk është e besueshme” që shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje të arrijnë avancime atomike vetë pa asnjë ndihmë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close