Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri, kush e zëvendëson Ardian Memën

Tirana do t’i besohet një tjetër ish-futbollisti të saj. Edhe pse elbasanas, Julian Ahmataj ka dhënë kontribut të konsiderueshëm te bardheblutë, në fushën e blertë.

Tashmë, me bekimin e presidentit Refik Halili, 40-vjeçari do të mundohet të bëjë më shumë në rolin e trajnerit. Pra, klubi 24 herë kampion i vendit ka vendosur të caktojë pikërisht Ahtamatjn, pauses të Ardian Memës në stolin e kryeqytetasve. Pritet që në stërvitjen e sotme të bëhet edhe prezantimi i tij, para se të nisë punën me bardheblutë, që priteshin të ishin pretendentë në këtë sezon, por luhatjet e herë pas hershme i kushtuan vendin e punës trajnerit (të shkarkuar dje), Mema.

A do të ndryshojë situata me Ahmatajn në stol? Të tilla lëvizje synojnë pikërisht këtë gjë, ngaqë në futboll është më e lehtë të bëhet kurban trajneri, sepse nuk mund t’i largosh lojtarët. Janë pikërisht këta të fundit nën akuzë nga tifozët bardheblu, se kanë formuar klane në skuadër dhe e sabotuan punën e Memës. Mbetet të shihet se sa do ta gjejë gjuhën e përbashkët me grupin trajneri i ri, i cili për nga mosha është shumë afër disa “senatorëve” të Tiranës, që erdhën në verë si shpëtimtarë, por janë vënë në qendër të kritikave.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.