Milani ka arritur goditjen që kërkonte dhe madje ka larguar edhe një dështak. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Andre Silva do të kalojë në formë huazimi te Franknfurt dhe kuqezi do të vishet Ante Rebic, sulmuesi kroat që sot kërkoi të mos zbriste në fushë në kampionat.
Vizitat mjekësore të futbollistit janë caktuar të hënën në mëngjes, ndërsa sonte pritet të zbarkojë në Milano. Sakaq, pritet një rrogë 3 mln euro për Rebic, ndërsa është huazim me të drejtë blerje për 25 mln euro dhe bonuse. Nga kjo shifër, Fiorentina fiton 50%, duke qenë se kur e shiti mbajti këtë përqindje të kartonit të kroatit Rebic.