Liridon Latifi i ka dhënë fund aventurës me Akademinë Puskas pas dy sezonesh me probleme dhe të dështuara. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar me Sheriff Tiraspolin.
25-vjeçari ka kaluar tek ekipi historik i Moldavisë. Shqiptari merret si një afrim i goditur për të ndihmuar moldavët në Kupat e Europës. Ai do të vazhdojë karrierën e tij në këtë shtet duke lënë pas Hungarinë.
Shqiptari i Kosovës shpreson që karriera e tij të marrë një tjetër hov, pasi humbi dhe kombëtaren e Shqipërisë në Hungari. Sheriffi është një emër që njihet në Shqipëri, pasi para dy sezonesh eliminoi Kukësin nga Europa.