Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

ZYRTARE/ Rrëzohet Vorpsi, Marsida Xhaferllari anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngërçin e gjyqtares Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllarit, të cilat janë ëmëruar për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Marsida Xhaferllari ka të drejtën të ushtrojë funksionin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, duke përjashtuar si anëtare Arta Vorpsin e cila u betua tek noterja.

Në deklaratën e parë zyrtare Gjykata Kushteuse shton se janë “duke marrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.”

Pra sipas Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari do të ushtrojnë detyrën me të drejta të plota si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi janë betuar para presidentit Ilir Meta.

“Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.”- njofton Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën me 5 anëtarët e rinj, listë kjo që i është dërguar Parlamentit.

Deklarata e plotë

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *