Zëvëndës ministrja e Brendshme, Rovena Voda e ftuar në Fax News u shpreh se masa e arrestit kundrejt 11 protestesve kuksianë me burg është një vendim i arsyeshëm. Ndërkohë që për sa i përket procedimit të policëve në Kukës, Voda deklaroj se është një vendim i pavend i nxitur nga opozita, kjo sepse janë plagosur 14 policë, ndërkohë që nuk është dëmtuar asnjë qytetarë.
“Unë mendoj që organi i akuzës për shkak të shumë zërave që ka pasur dhe për shkak të presionit do të thoja, ndoshta dhe të opozitës, për ndërmarrjen e veprimeve provokuese të policisë së shtetit ,për të hetuar ‘dosjen Kukësit’, në mënyrë të paanshme, ka hapur dhe procedimin për punonjësit e policisë të cilin e shoh të pavend. Kjo sepse janë plagosur 14 punojnës policie, ndërkohë që nuk është plagosur fatmirësisht asnjë qytetarë.”
Ndërkohë 11 portestues kanë marrë masën e ‘arrestit me burg’ me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit dhe prishjes së pronës publike, a mendoni se është një masë e ashpër ndaj tyre?
“Unë nuk mund të them një gjë të tillë unë jam zv ministre e Brendshme, unë nuk jam gjyqtare. Ka pasur një gjykatë, e cila sigurisht ka dhënë një vendim, dhe është një gjykatë që respekton format dhe parimet, një gjykatë që përmbush kriterët e një trupe të panaashme, të posaçme, për të garantuar parimin e një procesi të rregullt ligjorë.Unë mendoj se vendimi është i arsyetuar, i bazuar në ligj, unë nuk mund të them se masa ishte më e ashpër, nga 23 persona të ndaluar të cilët u paraqitën për masë, nuk u dha masa për të gjithë e arrestit me burg. Masa e arrestit me burg, është nga më të rëndat, por Gjykata jep atë që çmon se ka prova të mjaftueshme, ka dyshim të arsyshëm, lidhur dhe më rrëzikshmërinë shoqërorë të personave të cilëve u jepet kjo masë.” u shpreh Voda.
(M.Q/Faxweb)