Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zv. kryetari i Gjykatës së Lartë takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren hollandeze, në fokus të bisedës pavarësia, integriteti dhe efiçenca e GJK

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është takuar këtë të martë me Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, Guusje Korthals-Altes dhe Zëvendës Ambasadorin Rogier Nouwen.

Në këtë takim, nga ana e tij, Sadushi ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Ambasada Hollandeze drejt sistemit të drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe formimin e gjyqtarëve ndër vite.

Ai i ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë aktuale të Gjykatës së Lartë, problematikat më të cilat u përball trupa prej tre gjyqtarësh menjëherë pas emërimit të tyre në detyrë, hapat e ndjekur prej tyre nëpërmjet një metodologjie të studiuar mirë për uljen e backlogut dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët në një kohë sa më të shpejtë dhe cilësore.

Gjykata e Lartë është në pritje të anëtarëve të rinj të cilët do të bëjnë akoma më efektiv gjykimin në këtë gjykatë si edhe do të sjellin një rritje të numrit të çështjeve të gjykuara në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësinë në kohën e duhur. Duke shpjeguar rolin e Gjykatës së Lartë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në hapjen e garës për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2021, Sadushi u shpreh se ky proces do të rezultojë i suksesshëm falë edhe bashkëpunimit paralel me institucionet kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ambasadorja e Hollandës Guusje Korthals-Altes vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar atë impresionuese përsa i takon vendimmarrjes dhe hapave të ndjekur nga gjyqtarët për të nisur menjëherë shqyrtimin e çështjeve të prapambetura, në shërbim të qytetarëve dhe rritjes së besimit të publikut tëk kjo gjykatë. Ajo shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e Gjykatës së Lartë më asistencë teknike sipas nevojave që ajo do të ketë, në bashkëpunim edhe me organizma të tjerë evropiane, duke theksuar edhe rëndësinë që ka kjo gjykatë, për hapjen e garës për emërimin e tre gjyqtarëve të rij të Gjykatës Kushtetuese.

Rëndësia që ka pavarësia, integriteti dhe efiçenca e plotë e Gjykatës së Lartë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Sokol Sadushi mori edhe një herë konfirmimin për mbështetje nga përfaqësuesja më e lartë e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *