Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Zv.ambasadori i OSBE-së lë pa fjalë të pranishmit, ngjitet në skenë dhe reciton ”Fjalët e Qiririt” (Video)

Në sallën e Teatrit Kombëtar janë bashkuar mbrëmjen e djeshme me njerëz të artit, kulturës por edhe të politikës në kuadër të 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar si dhe të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Tematika e eventit ka qenë krahasimi i kohëve dhe përmbledhje artistike e ndryshimeve që kanë ndodhur.

Në skenë kanë interpretuar Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Budina dhe Robert Wilton.

Ky i fundit i cili mban edhe detyrën e zv/ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, i ka suprizuar të gjithë të pranishmit me recitimin në gjuhën angleze të vargjeve me titull “Fjalët e qiririt” të poetit rilindas, Naim Frashërit por edhe poezi nga poeti, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).

Në shfaqjen poetiko-muzikore u lexuan  poezitë e Rilindasve Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda,  Andon Zako Çajupi, Asdreni të Migjenit e Ismail Kadaresë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *