Numri 2 i Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lodhur me përplasjen fizike që ndodhi dhe mes Luçiano Boçit dhe bizmesmenit Gjergj Luca.
Balla thotë se Luca është një biznesmen i nderuar dhe PS është në pritje që Boçi të përjashtohet nga kandidimi, pasi sipas tij është një person i dhunshëm.
Postimi i plotë i Ballës:
Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca.
Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.
Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.
(E.K/Faxweb.al)