Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Zoran Zaev plas ‘bombën’ në Bruksel: Nëse nuk njihni “Prespën”, çfarë prisni nga Thaçi dhe Vuçiç?!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë një deklaratë të fortë pasditën e sotme gjatë një conference për mediat përkrah kopmisionerit për zgjerimin, Johanes Hahn se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”,- është shprehur Zaev.

Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit maqedonas tha se, edhe nëse BE vendos për të mos hapur negociatat, Zaev theksoi se vendi i tij do të vijojë të ndjekë rrugën evropiane.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *