Një banesë në katin e ketërt të një pallati në Kukës, është përfshirë nga flakët në lagje numër 5-së të qytetit veri-lindor.
Zjarri ka përfshirë një banesë e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati dhe sipas burimeve fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Zjarri mësohet mësohet të ketë përfshirë gjithë banesën duke rrezikuar edhe banorët e tjerë që jetojne në të njëjtin pallat.
Sipas njoftimit të policisë zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një bombul gazi e cila përdorej për t’u ngrohur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datën 05.01.2019, është marrë një telefonat në sallën e Komandimit Kukës, se në Lagjen nr.5, Pallati nr.1 në katin e 4, në banesën e marrë me qera nga shtetasit A.H., ka rënë zjarr.
Menjëher në vendgjarje janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, ku u bë e mundur fikja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardh si pasojë e ngrohjes me bombul gazi, ku fillimisht kenë marrë flakë rrobat në njërën nga dhomat e banesës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.