Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zjarri në stanin në Finiq/ Pronari rrëzon versionin e Policisë: Nuk ka qenë aksidental…

Rruzhdi Allkushi, pronari i 200 deleve dhe mbi 4000 lidhjeve bari që u dogjën mëngjesin e sotëm në fshatin Vrion të Finiqit, nuk është dakord me versionin paraprak të ngjarjes “zjarr aksidental”.

Fermeri me eksperiencë mbi 20-vjeçare e sheh zjarrin e rënë në stanin e tij si një veprim të qëllimshëm, pas të cilëve ka autorë.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi më herët Policia.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një stan në Finiq mëngjesin e kësaj të premteje, ku për pasojë janë djegur 200 dele. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Viron, dhe për pasojë përveç bagëtive të imëta, është djegur dhe një sasi e konsiderueshme e bazës ushqimore. Pritet që në vijim të vlerësohen edhe dyshimet e vetë fermerit.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *