Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për zjarrin që një javë më parë shkrumboi magazinën e një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e kthesës së Kamzës. Burime nga institucioni i akuzës bëjënë me dije se për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.
Ky i fundit do të behët pjesë e hetimeve me qëllim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të zjarrit që shkrumboi magazinën. Kjo pasi nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare.
Gjithashtu sipas po të njëjtave burime janë duke u kryer verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat në për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këte ngjarje humbi jetën edhe Arjan Sala. Edhe pse sot shënohet një javë nga ngjarja tragjike, hetuesit ende nuk kanë një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit.
Mësohet se hetuesit janë duke pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes.