Territori i përfshirë nga flakët në Kaninë, banorët thonë se është e rrezikshme të ndërhyhet. Në këtë zonë ka tunele ushtarake dhe dyshohet se gjenden municione.
Helikopteri u largua pak më parë, ndërkohë që vijon përhapja e flakëve në zonë. Ndërkohë banorët shpehen të frustruar me mos-ndërhyrjen e autoritetve për shuarjen e flakëve dhe përdëmin që u është bërë.
“Të gjitha i kanë bërë në këtë vend, e kanë shkretuar,. Këtu janë mijëra rrënjë ullinj që janë shkrumbuar. Kush do i paguajë? Pushtet i degraduar, le të heqin kollaret dhe të vijnë të punojnë. Na dhemb zemra. Ka një muaj e gjysmë që kanë shpërthyer granata këtu dhe askush nuk merr masa. Janë 1200 rrënjë ullinj të shkrumbuar, kush do i subvencuionojë. Vetëm për të grabitur e kanë mendjen”– u shpreh njëri prej banorëve.