Zjarri që përfshiu sot fabrikën e përpunimit të peshkut në hyrje të qytetit të Lezhës shkaktoi probleme dhe në qarkullimin e automjeteve.
Burime bëjnë me dije se nga frika e përhapjes së flakëve është bllokuar rruga Lezhë-Tiranë duke u devijuar nga aksi i vjetër.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe mësohet se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në fabrikë punonin 200 punonjës, një pjesë e tyre sa kishin hyrë brenda për të punuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.
Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.