Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë. Komshiu gjatë një interviste për “Fax News” tregon momentet e tmerrit kur shtëpia ishte e përfshirë nga flakët ndërsa brenda saj ndodheshin gjyshja dhe një foshnjë 6-muajshe e cila u nxor e pajetë.
Ai tregon se ambulanca u vonua, ndërsa efektivët e zjarrfikësve e kishin shumë të vështirë të futeshin brenda për shkak se shtëpia ishte e pushtuar nga flakët dhe tymi.
“Unë po flija por më zgjoi gruaja dhe më tha po del tym nga shtëpia e komshiut. Dola jashtë takova një djalë dhe donim ta ndihmonim. Më thanë që ka fëmijën e vogël brenda, një djalë i ri u zhvesh dhe donte të futeshe brenda por ishte e pamundur të futeshe. Ai djali thirri edhe disa shokë të tjerë, ata tentuan bënë çmos që të shpëtonin fëmijën, atë që bënë ata djem nuk e bëjnë dot as ata që paguhen.
Ambulanca u vonuan pak, këto janë problemet e atyre. Ne e njoftuam menjëherë policinë. Djali nuk futej dot brenda pasi kishte tym shumë. Plaka nuk qëndronte dot vetë në këmbë dhe nuk kishte si të mbante fëmijën. U fut një zjarrfikës me maskë edhe ishte e pamundur të futeshe. Një zjarrfikës tjetër me maskë u fut dhe ndërhyri. Shumë minuta pas zjarrit ka dalë foshnja nga brenda.
Mendoj se nuk ka pasur drita dhe më tha që do t’i paguajë nesër. Kur erdha unë pashë pa drita, shpërthim bombule nuk e besoj se s’kishte. E ëma nuk ishte dhe nuk e di përse ska qenë në banesë”, tregon komshiu.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se gjyshja Janulla Lilaj, jetonte në shtëpinë ku ra zjarri në Ali Dem bashkë me vajzën dhe nipin foshnje R. L., që ka ndërruar jetë.