Një zjarr ka rënë paraditën e sotme në fshatin Baks të Velipojës, i cili rrezikon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Burime për Fax News zbulojnë se forcat e zjarrëfikëses së bashku me punonjës të administratës ndodhen pranë zonave të mbrojtura në afërsi të vatrës së zjarrit.
Gjatë ditës së sotme ka pasur vatër zjarri edhe në fshatin Pulaj po në Velipojë por që është vënë nën kontroll nga punonjës të ADZM dhe zjarrfikësit. Dyshohet që vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, ndërkohë nuk mungon as apel ndaj komunitetit që të mos shkaktojnë vatra zjarri. Zjarrfikësit po rrinë në gadishmëri për të mbrojtur banesat por për momentin ato nuk rrezikohen.
(J.D/Faxweb.al)