AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Zjarr në sheshin e depozitimit të mbetjeve në Berat, qyteti i UNESCO-s nën tym

Qyteti muze i mbrojtur nga UNESCO ka qënë sot nën tym për orë të tëra si rezultat i një zjarri që ka rënë në sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane.

Si të mos mjaftojë fakti që qyteti i Beratit nuk ka një shesh të depozitimit të plehrave dhe menaxhimit të tyre, mbetjet janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mesditës dhe kanë  përfshirë gjithë sheshin e mbetjeve, duke vazhduar për disa orë. Është dashur më pas ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët e zjarrit të fiken dhe situata të vihet nën kontroll, raporton Faxweb.al.

Por, ndonëse zjarri është fikur, ka shkaktuar një dëm mjedisor tepër të madh. Gjithë territori në hyrje të qytetit ku ndodhet sheshi i depozitimit ka qënë nën tym, ndërkohë që ndotja ka mbërritur deri në qytetin e Beratit.

Era tepër e keqe është ndjerë për orë të tëra në të gjithë zonën, ku depozitohen mbetjet e gjithë bashkisë, vetëm dy kilometra larg qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, i cili ka lënë nga pas një ndotje tepër të madhe mjedisore.

Nuk është hera e parë që sheshi i depozitimit të mbetjeve përfshihet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje të tillë, e cila përfshin dhe qytetin, i cili synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *