Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka nominuar të martën Sekretarin e Shëndetësisë së Pensilvanisë, Dr. Rachel Levine për të shërbyer si ndihmës sekretar në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A., duke i hapur rrugën kështu që Levine të bëhet zyrtari i parë federal transgjinor që merr konfirmimin e Senatit.
Kjo zgjedhje e Presidentit të ri të SHBA-ve ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjet, me shumë njerëz kundër dhe me shumë të tjerë që nuk shohin gjë të keqe në këtë zgjedhje.
“Dr. Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshme dhe ekspertizën thelbësore që na duhet për t’i sjellë njerëzit përmes kësaj pandemie, pa marrë parasysh kodin e tyre postar, racën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor ose aftësinë e kufizuar, dhe për të përmbushur nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë kritik moment dhe më tej,” tha Biden në një deklaratë. “Ajo është një zgjedhje historike dhe thellësisht e kualifikuar për të ndihmuar.”
Biden ka vendosur të ketë kabinetin më të larmishëm historikisht. Ai ka nominuar gra në pesë nga 15 pozicionet e tij më të larta të kabinetit, më shumë se çdo paraardhës i tij, duke përfshirë sekretaren e parë femër të thesarit, Janet Yellen, dhe një vendase amerikane si anëtaren e parë të kabinetit me emërimin e Rep. Deb Haaland si sekretare e Brendshme.
Biden gjithashtu ka mbledhur një Kabinet që është vetëm 50% i bardhë, sipas një analize të CNN. Emërimi i Levine si një nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit do të jetë gjithashtu domethënës pasi transgjinorët amerikanë përballen me shkallë të lartë të diskriminimit në sistemin e kujdesit shëndetësor të Sh.B.A.
Administrata Trump ndërmori hapa për të dobësuar mbrojtjen e kujdesit shëndetësor për amerikanët LGBTI gjatë mandatit të saj, duke vendosur një rregull në vitin 2020, i cili hoqi mbrojtjet nga mos-diskrimini në bazë të identitetit gjinor ose orientimit seksual.