Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Zhvillimet mbi Kosovën/ Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme kujton Fishtën: “Shka bajn shqiptarët? Hanë fiq e kastraveca”

Ideja e “korrigjimit të kufijve”, që u lançua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi para disa javësh hasi në kundërshtime të forta në Kossovë, Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare.

Madje vetë kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se nuk do të kishte ndrushim të kufijve në Ballkan. Por deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ditën e sotme ku nuk përjashtoi “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, duket se ka rritur sërish shqetësimet mbi zhvillimet në vazhdim për Kosovën.

Referuar situatës, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku thotë se diplomacisë shqiptare në këtë kohë, asgjë më shumë nuk i shkon përshtat se vargjet e poetit të madh kombëtar Gjergj Fishtës.

Postimi i plotë:

Ne mes zhvillimeve delikate nderkombetare mbi Kosoven,asgje me shume nuk i shkon diplomacise shqiptare se keto vargje te Fishtes :

“Shka bajn shqyptarët?
Han fiq e kastraveca
E pijn’ mastik e qesin petlla n’uej;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrrun udhës ushtarët e huej
Pale’a kanë ksulën gyp a se kapelë;
A ka uficiali kalin at apo pele”

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *