Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në lidhje m,e distancimin që po i bën PS, Arben Ahmetajt, duke e “zhveshur” nga të gjitha postet.
Rama u “kap” me gazetaren duke thënë se këto janë përralla që po i shërbehen publikut dhe shtoi se gjithcka po bëhet në kuadër të organizimit për zgjedhjet vendore.
Rama: Këto janë ato përrallat që thashë edhe dje, jeni në të drejten tuaj për të treguar përralla popullit, duke kërkuar pas cdo vendimi qëllime që nuk ekzitojnë. Kjo nuk do të ndodhte 10 vite me parë, e ndodh që në emer të lirisë së media ju jepet e drejta për të spekuluar në dem te personave deri në ekstrem për ta kërdisur popullin me përralla , shpifje që vijnë rëndom nga qëlllimi, apo qëllimi për të bërë lajm.
Është e drejta juaj. Zoti i paftë të gjithë. E vërteta e ka të vështirë të çajë në këto botë, njerëzit që i qëndrojnë besnik të vërtetat të tyre e kanë të vështirë të jetojnë lehtësisht. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime, i kemi bërë gjithmonë njerëzit janë aty lëvizin, E drejta juaj, kush jam unë në fund të fundit
Se si organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës jo e tifozëve dhe spektatorëve, Pse duhet të jetë bërë diçka që të lëvizë nga një pozicion, do bëjmë edhe të tjera. Do shikojmë sipas nevojës së kësaj ndeshje, bëhet për zgjedhjet vendore ky largim.