Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Zhdukja misterioze e aktores shqiptare/ Besohet se është vrarë, aktori që besohet të ketë qenë në lidhje me të vrau veten

Aktorja shqipatre Adea Shabani e cila rreth 1 muaj më parë u zhduk në mëbyrë misterioze në SHBA, besohet se është vrarë.

Të paktën kështu beson familja dhe miqtë e saj sipa asaj që policia ka konfirmuar për ‘FOX11’. Ndërkohë që aktori Christopher Spotz, që besohet të ketë qenë i dashuri i Adea Shabanit, e ka vrarë veten pas ndjekjes me makinë nga policia.

Sipas Fox-11 Los Angeles, policia e kishte ndjekur aktorin, i cili ka ikur me makinë dhe në fund e ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë veten.

Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia por kur policia e ndaloi dhe tentoi të vendoste një kordon bllokues ai nxori armën dhe qëlloi veten.

NBC-4 Los Angeles, duke u thirrur në burime të forcave të rendit, ka raportuar se Spotz ka qenë në lidhje me Adean.

Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.
Adea, e cila është nga Maqedonia, kishte shkuar në Los Angeles për të studiuar aktrimin. Sipas KABC, ajo ka qëndruar atje për dy vite. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.