Ende vijojnë hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, ndërsa ADN-ja e kockave të gjetura brenda automjetit të djegur me të cilin po udhëtonte pritet që të zbardhë një pjesë të rëndësishme të ngjarjes.
Ai u zhduk më 6 Janar teksa po udhëtonte në aksin rrugor Gjegjan-Pukë. Mediat italiane bëjnë prokuroria e Perugia ka hapur një dosje ndaj personave të panjohur dhe bën me dije se celulari i tij vijon të jetë i ndezur pasi një nga punonjësit e tij e telefonoi disa herë, por askush nuk iu përgjigj.
Hyrja e fundit në Whatsapp datoi më 6 janar në orën 16:12, ditën kur humbën gjurmët e tij. Familja e Pecorelli, nuk ka caktuar ende një avokat për tu marrë. Personi i parë që paraqiti raportin e një personi të zhdukur në stacionin policor Città di Castello është ish-gruaja e cila deklaroi se Davide ka qenë gjithmonë në kontakt çdo natë për të biseduar me fëmijët e tij.
Ndërsa partnerja shqiptare e biznesmenit italian ka qëndruar për rreth 6 orë pranë komisariatit të policisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve, përpara se të rikthehej në Itali. Ndërsa mediat e tjera bëjnë me dije se ishte pikërisht partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.
Nga informacionet, bëhet e ditur se shqiptarja ka shitur bizneset e italianit në momentin pasi u komunikoi lajmin për zhdukjen e partnerit të saj punonjësve të parukierive. Pronarja e re u premtoi duzinës së personave të punësuar se do të forconte kompaninë dhe do të tejkalonin momentin ‘delikat’. Të gjitha aktivitetet e Pecorellit, përveç hotelit, janë në emër të shqiptares.
Ndërkohë, hetuesit po studiojnë lëvizjet e Pecorellit, mbi të gjitha për të kuptuar përse ndodhej i vetëm në atë hotel mes maleve, pranë kufirit me Kosovën. 45-vjeçari mbërriti në Pukë më 4 Janar, rreth orës 21:30, që është edhe momenti kur shkoi në hotel. U largua më 5 Janar, ndërsa më datë 6 nuk u rikthye. Personeli i hotelit thotë se gjatë qëndrimit në hotel ai fjeti gjumë dhe mëngjesin e 5 Janarit piu një kafe.
Davide Pecorelli humbi çdo kontakt me familjarët më 6 Janar. Automjeti që kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur pranë fshatit Gjegjan të Pukës. Autoritetet gjetën në mjetin tip “Skoda” edhe sende personale që nuk dihet nëse janë të 45-vjeçarit.
(A.M/Faxweb.al)