AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zhduket nga kampet e ISIS, Alvin Berisha, babai: Do të nisem për në Siri

11 vjeçari në kampet e ISIS humbet gjurmët. Babai i 11 vjeçarit Afrim Berisha ka bërë me dije për ABC News se djali nuk gjendet më në kampin e Al-Holit.

Berisha bëri me dije se kontaktin më të fundit me të birin e ka patur më 25 Shtator ditën e takimit në kamp. Afrim Berisha tha se do të niset menjëherë në Siri për të kërkuar të birin.

Pas publikimit të emisionit investigativ “Le Iene”, Berishës iu premtua ndihmë nga shteti italian për të birin, por më pas ai është njoftuar se djali nuk ndodhet më në këtë kamp dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

11 vjeçari Alvin Berisha ishte dërguar në Siri nga nëna e tij Valbona Berisha, e cila i ishte bashkuar luftëtarëve të ISIS-it.

Historia e trishte e Alvinit: 

Historia e 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili mbahet prej 5 vitesh në kampet e ISIS-it është rënqethëse dhe kalon kufijtë e imagjinatës. 6-vjeçari u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e ISIS, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

Vite më vonë e ëma do të vdiste, pas një shpërthimi dhe pas kësaj vogëlushit i duhet që të përballojë i vetëm realitetin mizor që ofron Siria, me luftime të ashpra nga të gjitha anët. Pas përpjekjeve të të atit të tij dhe emisionit italian Le Iene vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të shpëtohej prej aty.

Shkak për këtë është bërë mungesa e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare në Siri, që të mund të firmoste garancinë për largimin e tij. Përpjekjet e babait Afrim Berisha, morën fund në momentin që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli iu mbylli telefonin gazetarëve italianë, duke thënë se nuk mund të bënte asgjë për ta, pavarësisht se në fillim i kishte garantuar ndihmën.

Pas 5 vitesh pa e parë, Afrimi u detyrua që ta linte sërish të birin e tij në mes të luftës, pasi shteti shqiptar nuk bëri asgjë për të ndihmuar qytetarët e tij.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *