Një operacion masiv kërkimesh kanë nisur mëngjesin e sotëm pasi një avion privat që po udhëtonte nga Nata në Kardif është zhdukur në kanalin anglez.
Në të ishte duke udhëtuar futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili do të firmoste sot kontratën me ekipin e Kardifit pas transferimit nga klubi francez i Nantës.
Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.