Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zhdekretimi i datës së zgjedhjeve/ Presidenti Meta dërgon një tjetër letër, ja kujt i drejtohet

Kreu i shteti Ilir Meta i ka drejtuar ditën e sotme një letër kreut të komisionit të ligjeve Ulis Manjës lidhur me dekretin e nxjerrë vetëm pak ditën më për të zhdekretimin e datës së zgjedhjeve

Meta e quan proces të rrem proceduarat e nisura për të rrëzuar dekretin e tij për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

“Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës, vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë Përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rreme, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kreut të Shtetit.

Ndërkohë që thekson se ky dekret është plotësisht legjitim i mbështetur në Kushtetutë dhe i botuar tashmë në Fletoren zyrtare. Sipas Metës qëllimi i nxjerrjes së këtij dekreti është shmangia e një procesi fiktiv zgjedhjesh por njëkohësisht dhe shmangia e të tjera problemeve që mund të vijnë si pasojë e përplasjes së dy forcave politike.

“Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr.84, ditë e martë,  11 qershor 2019 e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin e Shqipërisë. 

Konkretisht ky akt i rëndësishëm i Kreut të Shtetit, i cili ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, të transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativa, respekton posaçërisht nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri – BE, me hyrjen në fuqi më 29 gusht 2006.

Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës, vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht.
Ky proces i rremë dhe verbërisht politik nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës të thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës, prej kohësh po i kërkon palëve.”

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *